“Nuk kam bërë dicka të gabuar, gruan time vrava”. kio ka aenë deklarata e frikshme dhe tronditëse e 62-viecarit Shtiefën Zici, i cili ditën e dieshme ekzekutoi me çifte bashkëshorten e tij “pa iu dridhur qerpiku”, Duke mos shfaqur kështu pendesë, autori e sheh aktin makabër si një gjë normale që ka irinë ta bëië
Nga detajet e publikura së fundi mësohet se autori punonte si taksist me makinën e ti private, teksa bënte edhe furnizimin e dyqanit ushqimor të bashkëshortes së tij të cilën e vrau.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në banesën e çiftit Shtjefën e Bardhe Zici, prindër të dy fëmijëve, e prej tyre janë zbardhur detaje tronditëse. Në to duket se si autori 62-vjeçar, shkon shumë qetësisht, merr armën e gjahut e më pas afrohet te dera kryesore e oborrit. Më pas ai hap derën sheh me kujdes nëse po kalojnë njerëz, e më tej qëllon për vdekje gruan 55-vjeçare. Duke pritur pastaj gjakftohtë policinë ashtu siç kemi raportuar edhe më parë.

