July 21, 2026
DardaniaNews
DiasporaLajme

Njoftim rreth organizimit të agjendës së SHBK “SALIH ÇEKAJ” në Zvicër më 03 dhe 04 gusht

🇦🇱 NJOFTIM 🇦🇱

Të nderuar anëtarë dhe kontribues të SHBK “SALIH ÇEKAJ” në Zvicër, të nderuar bashkatdhetarë në mërgatë dhe qytetarë të Republikës së Kosovës,Në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje të përhershme për sakrificën sublime të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, SHBK “SALIH ÇEKAJ” në Zvicër organizon edhe këtë vit vizitat tradicionale te shtatoret, memorialet dhe varrezat e tyre.Programi i vizitave.

03.08.2026Takimi do të bëhet në ora 08:00, te pompa e benzinës afër Viva Fresh në Deçan.Nga aty do të fillojmë vizitat, duke bërë homazhe fillimisht te shtatorja e Heroit Salih Çekaj, për të vazhduar më pas drejt Libeniqit, ku do të nderojmë kujtimin e dëshmorit Mal Morina pranë varrit të tij.

04.08.2026Takimi do të bëhet sërish në ora 06:00, te pompa e benzinës afër Viva Fresh në Deçan, prej nga do të vazhdojmë për në Podujevë, ku do të vizitojmë:1. Shtatoren e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova.2. Shtatoren e Adem Demaçit.3. Shtatoren e Ali Ajetit.4. Kompleksin memorial të heronjve Zahir Pajaziti, Ilir Konushefci, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.5. Shtatoren e Enver Malokut.6. Shtatoren e Xhemajl Mustafës.7. Varrin e Xheladin Rekaliut.8. Memorialin “Dëshmorët e Llapit”.9. Varret e martirëve Besim Latifi dhe Skënder Monolli.10. Kompleksin memorial të Heroit Hakif Zejnullahu me bashkëluftëtarët e tij.11. Kompleksin memorial të Heroit Zahir Pajaziti.Ftojmë të gjithë anëtarët, kontribuesit, bashkatdhetarët dhe qytetarët që të na bashkohen në këtë aktivitet përkujtimor, për të dëshmuar edhe një herë respektin dhe mirënjohjen tonë ndaj atyre që me sakrificën e tyre bënë të mundur lirinë dhe shtetin tonë.Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!Me respekt,Kryesia e SHBK “SALIH ÇEKAJ” në Zvicër

Related posts

Vizita e djalit të Rugovës te Blushi në panair, shkas për një panegjerik të tij për presidentin historik

dardanianews

Ish-Kryeadministratori Reucker shkruan libër për Kosovën, tregon për raportet me ish-Presidentin Sejdiu

dardanianews

Sveçla: Ka mjekë nga Serbia që po ndihmojnë Kosovën

dardanianews