July 20, 2026
DardaniaNews
Showbiz

“Nuk i kam premtuar martesë”, Ludo Lee zbulon çka ndodhi mes tij dhe Benitës

Ludo Lee ka folur për raportin me Benita Zenën pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 4, duke sqaruar arsyet se pse shoqëria e tyre nuk vazhdoi jashtë shtëpisë.

Sipas tij, arsyeja kryesore lidhet me ndryshimet në mënyrën se si të dy e shohin jetën, të ndikuara edhe nga diferenca në brez.

“Ajo është në gjeneracionin Z. Ajo i sheh gjërat ndryshe, unë i shoh gjërat ndryshe, edhe për besë send të keq s’ka pasur”, u shpreh ai në një intervistë për Prive nga Liberta Spahiu.

Gjatë intervistës, Ludo u ndal edhe te diskutimet që u bënë në rrjetet sociale për faktin se kush e largoi kë nga lista e ndjekësve.I pyetur nëse ky vendim erdhi si pasojë e komenteve të shumta që qarkullonin, ai u përgjigj: “Po, se u komentua shumë bashkë me një foto, edhe përnjëmend atëherë edhe u duk jashtë sikur jemi si çift edhe kjo nuk më pëlqeu”.Ludo mohoi gjithashtu zërat se e kishte mashtruar Benitën gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend, duke theksuar se raporti i tyre ishte pjesë e dinamikës së lojës.

“Nuk e kam gënjyer unë brenda, brenda ka qenë lojë. Unë as nuk i kam premtuar martesë, as kurrsesi nuk i kam premtuar”.

Related posts

Kërcënohet në aeroport Bebe Rexha, i foli shqip sigurimit

dardanianews

Anaidi zbulon takimin sekret Gjesti-Egli në hotel, si e kishte refuzuar ai?

dardanianews

Kjo është e dashura e re e babit të Anitës, Mustafë Muqajt

dardanianews