Studimet e mëparshme kanë treguar se kafeina është stimuluesi dhe substanca psikoaktive më e përdorur në botë, ndërsa kafeja është mënyra më e zakonshme përmes së cilës njerëzit konsumojnë kafeinë.
Hulumtimi më i fundit mbështet përfundimin se për shumicën e të rriturve, konsumimi deri në 400 mg kafeinë në ditë, është i sigurt dhe duket se lidhet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare te disa individë.Megjithatë, dozat më të larta të kafeinës, si ato që gjenden në pijet energjike, përfshirë edhe format e përqendruara “energy shots”, mund të shkaktojnë dëmtime për zemrën, sipas një deklarate të re shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës, “Kafeina dhe sëmundjet kardiovaskulare”, e publikuar në revistën shkencore të rishikuar nga ekspertët e Shoqatës Amerikane të Zemrës, Circulation, transmeton Klankosova.tv.
Kafeina e konsumuar përmes kafesë është një pjesë kyçe e jetës së përditshme për miliona njerëz dhe, në rishikimin tonë të kërkimeve më të fundit, për shumicën e të rriturve, marrja deri në 400 mg kafeinë në ditë, ekuivalente me deri në 5 filxhanë kafeje me kafeinë në ditë pa sheqerna ose shtesa të tjera, është e sigurt dhe nuk rrit rrezikun kardiovaskular”, tha kryesuesi i grupit vullnetar që përgatiti deklaratën shkencore, Gregory M. Marcus, M.D., M.A.S., FAHA, profesor i mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë, San Francisko dhe zëvendësshef i Kardiologjisë për Kërkime në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko Health

