15.7 C
New York
October 22, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Tragjike: Dy fëmijë mbyten në det gjatë udhëtimit me varkë me gjyshërit e tyre

Dy fëmijë të vegjël humbën tragjikisht jetën pasi varka me të cilën po udhëtonin u përplas me një shenjë lundrimi në kanal.Një vajzë 9-vjeçare dhe një djalë 7-vjeçar u hodhën në ujë pasi varka Tidewater Custom 280, me të cilën po lundronin, u përplas me një shenjë të Kanalit Ndërbregdetar (Intracoastal Waterway) të shtunën në mbrëmje, pranë Berkeley Township, në New Jersey, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.Sipas Policisë Shtetërore, drejtuesi i mjetit lundrues, Stephen Schneider, 63 vjeç, dhe pasagjerja Laurie Schneider, 64 vjeçe, i gjetën dy fëmijët pa shenja jete në ujë. Mediat amerikane raportojnë se çifti dyshohet të jenë gjyshërit e viktimave.

Burime për Jersey Shore Online thanë se, para se të hipnin në varkë, grupi kishte qenë në restorantin MJ’s Restaurant Bar and Grill.Pas aksidentit, fëmijët u dërguan me urgjencë në spital, por autoritetet në New Jersey konfirmuan se ata u shpallën të vdekur.Në një deklaratë, Policia Shtetërore e New Jersey tha: “Më 19 korrik, rreth orës 21:09, efektivët iu përgjigjën një njoftimi për një aksident të rëndë me mjet lundrues në zonën e gjirit të Berkeley Township”

Related posts

E trishtë: Vetëvrasje në tentativë në Gadime të Ulët – 13-vjeçari e gjen nënën të varur në WC dhe e shpëton në sekondat e fundit

dardanianews

Lajm Shumë I Mirë! Ilaçi Ivermectin Shumë Efektiv Kundër Virusit Covid 19, Brenda 48 Orësh E Shëron 99.8% Pacientin

dardanianews

Dega e LDK-së në Gjermani “godet” Agim Veliun: Ishte i porositur për ta prishur koalicionin VV-LDK

dardanianews