July 25, 2026
DardaniaNews
Lajme

Dëshmia në Speciale/ Ibrahim Kelmendi kërkon arrestimin e Xhavit Halitit: Ja për cilën vrasje dyshoj, këtu ndodhi…

Me shpresë se edhe Xhaviti do të akuzohet e prangoset nga ZPS-ja, sepse edhe ai, bashkë me Azemin, Hashimin e Rexhepin, ishte komandant i NPK-së, po prezantoj disa informata biografike për te.

Për Xhavitin kisha dëgjuar qysh kur isha në shkollë të mesme, në Pejë. Për të më rrëfente edhe shoku i bankës, Haxhi Neziri i Radavcit të Pejës, i cili kohë pas kohe shoqërohej me një grup “trimash”, në fakt huliganësh, që në atë kohë garonin me grupe të tjera, në Kosovë. Ky ishte njëlloj hobi kriminal, por që vetë pjesëtarët e atyre grupeve e vlerësonin, pothuajse, si sport.Edhe Xhaviti i përkiste një bande dhe vërtet shquhej për trimëri, por për trimëri huligane. Trupin e kishte të mbushur me gjurmë plagësh të shumta, thikash e plumbash, nga garuesit e sillojit të tij. Kur ishim shokë, kisha keqardhje për te, pse e kishte shpërdoruar aq vulgarisht trimërinë e tij. Ndonjëherë, shkas për ato zënka ishin edhe garat për përvetësimin e pevaqicave (siç u thoshim ca këngëtareveordinere serbe, që këndonin në lokale ordinere në Kosovë).

Related posts

Gazetari nga Tirana jep dëshminë tronditëse – çfarë thoshin në Shqipëri për kosovarët

dardanianews

Wuhan, Kinë: Zhduket doktoresha që zbuloj pandeminë Covid-19

dardanianews

Vajza e Putinit qëndron pas fushatës për të rrëzuar ministrin e jashtëm Sergei Lavrov – zbulohet qëllimi i saj

dardanianews