Është arrestuar personi i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.Sipas saj, i dyshuari është arrestuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.Rasti është duke u trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë, ndërsa pritet të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale.
Personi i arrestuar është Skender Llugiqi.

