19.3 C
New York
October 1, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Lajmi i fundit: Zelensky dhe Putin po diskutojnë për vendin dhe kohën për zhvillimin e bisedimeve

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, po diskutojnë një vend dhe kohë për të zhvilluar bisedime, sipas një zëdhënësi të Zelensky.

Zëdhënësi tha se Ukraina është e gatshme të flasë për paqen dhe një armëpushim të mundshëm, raportoi më tej Reuters.

Më herët sot, Departamenti Amerikan i Shtetit hodhi dyshime nëse Rusia kishte plane legjitime për diplomacinë, duke thënë se Rusia duhet të ndalojë së pari bombardimin e Ukrainës.

“Tani ne shohim Moskën duke sugjeruar që diplomacia të zhvillohet në tytën e një arme, ose kur raketat, mortajat dhe artileria e Moskës synojnë popullin ukrainas,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price. “Kjo nuk është diplomaci e vërtetë. Këto nuk janë kushtet për diplomaci të vërtetë.”

Related posts

E pazakontë: Botës po i shtohet një oqean i ri

dardanianews

Ekskluzive, Doarsa Kica i bashkohet LDK’së

dardanianews

A ishte Jusuf Gërvalla “enverist”?

dardanianews