25.2 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
HistoriLajme

“Do ta fusja Enver Hoxhën në kafaz!” – Parashutisti i CIA-s rrëfen misionin sekret në Shqipëri: Si mbijetoi pas zbarkimit për rrëzimin e regjimit komunist!

Një histori që duket si film… por është realitet.Për herë të parë del në dritë dëshmia e një prej parashutistëve shqiptarë të dërguar nga CIA dhe shërbimet britanike për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri. Bëhet fjalë për Zef Luka, një nga të paktët që arriti të mbijetojë pas një misioni të rrezikshëm që shumica nuk e përfunduan dot.Ai rrëfen jetën në arrati për 13 muaj në malet e Veriut, ndjekjen nga forcat e regjimit dhe tradhtinë që çoi në kapjen dhe eliminimin e shumë bashkëluftëtarëve.Por momenti më i fortë vjen nga një bisedë me figurën kyçe të rezistencës, Alush Lleshanaku. Kur u pyet se çfarë do të bënte nëse do të kapte diktatorin, përgjigjja ishte tronditëse:“Nuk do ta vrisja… do ta fusja në kafaz dhe do ta shëtisja në gjithë Shqipërinë që të shihte çfarë kishte bërë.”Një rrëfim që zbulon jo vetëm një operacion sekret të Luftës së Ftohtë, por edhe një realitet brutal ku idealizmi, tradhtia dhe mbijetesa përplaseshin çdo ditë.Historia e “njëqind shqipeve që erdhën me pru lirinë” nuk është thjesht kujtim… është një pjesë e errët e historisë që ende sot vazhdon të ngjallë debat.

Related posts

Klopp rikthehet në stolin e Borussia Dortmund

dardanianews

Serwer i duartroket Hotit për punën e dialogut: Bravo !

dardanianews

Zeka: Me thënë Albin Kurti se sonte po bjen borë e zezë n’Prishtinë, militantët e tij besojnë

dardanianews