16.7 C
New York
October 8, 2026
DardaniaNews
Lajme

Skënder Zogaj: “Ademi pas këtij takimi, e ka zhvilluar edhe një takim ne katër sy me Rugovën. Nuk e kam dēgjuar ndryshe Adem Jasharin ta quante ndryshe lbrahim Rugovën përveçse komandant”

Komandanti legjendar Adem Jashari dhe ish-presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, dekada më parë janë takuar në Tiranë derisa një nga ish-themeluesit e LDK-së, Skënder Zogaj foli për këtë takim.

“Ramush Tahiri ka intervenuar te delegacioni i Kosovës që edhe Adem Jashari të përfshihet në një takim me media që e kishte Ibrahim Rugova në Tiranë. Ka qenë dëshira e Ademit që të vijë në takim. Me aq pak sa e kam njohur, Ademi ka qenë një luftëtari vërtetë, i cili ka pritur urdhra për luftë e aksione”, ka thënë Skënder Zogaj në “Këndi i Debatit” në Tëvë.

Tutje, Zogaj zbulon se Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova pas takimit, janë ndarë veçmas në një zyre për të biseduar.

“Ademi pas këtij takimi, e ka zhvilluar edhe një takim në katër sy me Rugovën. Çka është biseduar në atë takim, unë mund vetëm të të gënjejë sepse nuk e di se çka ka ndodhur”, deklaroi Skënder Zogaj duke e kujtuar edhe një fakt interesant.

“Nuk e kam dëgjuar ndryshe Adem Jasharin ta quajë ndryshe Ibrahim Rugovën përveçse komandant”, theksoi Zogaj.

Related posts

Vetëm dy veta e kundërshtuan Enver Hoxhën ballë për ballë, ja kush ishin ata!

dardanianews

Ndryshon data e daljes së pagës së 13-të – Ja data e re

dardanianews

Grenell uron Vuçiqin për fitoren: ShBA-të e Serbia kanë miqësi të fortë

dardanianews