Avokatja Blinera Osmani, e cila është edhe motra e ish-presidentes Vjosa Osmani, po shkëlqen në fotografitë e fundit profesionale që ka realizuar.
Ajo është e njohur për paraqitjet e saj elegante dhe stilin e veçantë.
Blinera, përveç profesionit të saj si avokate, tërheq vëmendje edhe me paraqitjen dhe kujdesin ndaj stilit. Fotot e saj të fundit e sjellin në një imazh të kuruar dhe profesional, shkruan “Kosovarja”.
Ajo vazhdon të jetë aktive në profesionin e saj, ndërsa herë pas here ndan edhe momente nga jeta dhe angazhimet e përditshme në rrjetet sociale.


