19.8 C
New York
October 13, 2026
DardaniaNews
Lajme

EKSKLUZIVE: Blerim Shala drejt kandidaturës konsensuale për President të Kosovës

Burime diplomatike dhe politike bëjnë të ditur për ABC News Kosova se emri i publicistit dhe njohësit të proceseve politike, Blerim Shala, po diskutohet si një prej mundësive për kandidat konsensual për President të Republikës së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, Shala shihet si një figurë që mund të gjejë mbështetje përtej ndarjeve partiake, falë përvojës së tij shumëvjeçare në proceset politike dhe shtetformuese të vendit. Ai ka qenë pjesë e zhvillimeve të rëndësishme para dhe pas luftës, përfshirë proceset negociuese për Kosovën, ndërsa njihet edhe për përvojën në politikën ndërkombëtare dhe raportet rajonale.

Në qarqe të caktuara politike, profili i tij vlerësohet për kulturën politike, përgatitjen institucionale dhe aftësinë për të komunikuar me aktorë të ndryshëm politikë. Këto cilësi konsiderohen të rëndësishme për një president që duhet të përfaqësojë unitetin e popullit dhe të shtetit.

Related posts

Më 09 maj mbahet ekspozitë tematike kushtuar Akademik Fehmi Aganit

dardanianews

Burri i Donika Gërvallës i quan primitiv dhe frikacakë opozitarët që fyejtën me gjuhë raciste familjen e tij

dardanianews

Shkelzen Gashi i reagon marinsit amerikan: Hyre për interesa të vendit tënd

dardanianews