22.2 C
New York
October 12, 2026
DardaniaNews
LajmeLajmi i fundit

“Kasapi i Bosnjës”, krimineli i luftës, Ratko Mlladiq, ka vdekur në moshën 85 vjeçare, në qelinë e burgut në Hagë.

Kasapi i Bosnjës”, krimineli i luftës, Ratko Mlladiq, ka vdekur në moshën 85 vjeçare, në qelinë e burgut në Hagë. Kështu raportojnë mediat serbe, transmeton Klix.ba.

Mlladiq kishte qenë në gjendje të keqe shëndetësore në javët e fundit.

Ratko Mlladiq, me origjinë nga Kalinoviku, u dënua përfundimisht në qershor 2021 para Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë për gjenocid në Srebrenicë, persekutim të popullsisë civile, shfarosje dhe vrasje, deportim dhe akte çnjerëzore, terrorizëm dhe sulme të paligjshme në Sarajevë dhe marrjen peng të ushtarëve të OKB-së. Gjykata e shpalli atë fajtor për 10 nga 11 akuzat e aktakuzës.

Related posts

Tragjike: Ndërron jetë futbollisti i ri kosovar, pasi pësoi atak kardiak në fushë

dardanianews

HOXHAJ: KURTIN E “FUS NË XHEP” PËR ÇDO DEBAT

dardanianews

Miftari akuza të rënda ndaj Thaçit: Atentatin e parë e ka bërë në Gjenevë, janë nda 150 mijë marka për vrasje

dardanianews