Asnjë njeri nuk duhet të përjetojë ato që përjetova unë në ato vite. Një ditë erdhën ushtarët dhe thanë se do ta bombardonin shtëpinë tonë, ndaj u detyruam të largoheshim.Pasi u larguam, filluam të jetonim 50-55 persona në një dhomë të vetme. Para kësaj, kaluam dy ditë në bodrum, duke fjetur mbi shishe.Kur i kërkoja nënës diçka për të ngrënë, ajo qante sepse nuk kishte asgjë për të na dhënë. Na mashtronte me qepë dhe bukë🧅🍞Kur uriteshim përsëri, ishte përsëri qepë, përsëri bukë…Në moshën 9-vjeçare bëja çdo punë që nevojitej në restorantin e xhaxhallarëve të mi. Isha i vetmi që mund të punoja për të mbështetur nënën dhe motrën time, sepse babai im kishte ndërruar jetë.Pas vdekjes së babait, nuk munda të isha më kurrë fëmijë, 𝐤𝐮𝐫𝐫𝐞̈… Kur shokët më thërrisnin për të luajtur, duhej t’u thosha: ‘𝐍𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐣, 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐣.’ Dhe nuk mund të shkoja me ta.” 💔🇽🇰Nga një fëmijëri e humbur, te një karrierë që e bëri krenare jo veç nënën e tij në këtë botë dhe babain e tij në botën tjetër, por gjithë Kosovën❤️🇽🇰#𝐅𝐚𝐤𝐭𝐅𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥

