November 4, 2026
DardaniaNews
Lajme

Djali i Sami Lushtakut Mergimi shokon me kete qe publikoi per Donika Gervallen

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke publikuar në Instagram një fotografi të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Në fotografinë e publikuar nga Lushtaku shihet Gërvalla, ndërsa krahas saj është vendosur edhe flamuri i Serbisë. Mbi fotografi, deputeti i PDK-së ka shkruar: “Tradhtare e kombit”.Kanë kaluar dy ditë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Gërvalla nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike lidhur me vendimin.

Ndërkohë, gjatë protestës së sotme në Prishtinë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale, një nga kërkesat e protestuesve ishte edhe shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Related posts

Orari i ri i lëvizjes nga data 24 deri me 26 Prill, ja kur mund të dilni!

dardanianews

Liburn Aliu i bën bashkë Kurtin e Konjufcën

dardanianews

Dossier/ 20 shërbëtorët e Nexhmije Hoxhës dhe luksi i familjeve të bllokut në shifra miliona dollarë

dardanianews