Parashikimet e para për dimrin e ardhshëm tregojnë se fenomeni Super El Niño mund të ketë ndikim të madh në kushtet atmosferike, duke sjellë dallime të theksuara në sasinë e reshjeve, përfshirë borën, në Amerikën e Veriut dhe Evropë.
Sipas të dhënave të deritanishme, modelet e reshjeve të borës pritet të ndryshojnë ndjeshëm nga një rajon në tjetrin, shkruan shërbimi meteorologjik Severe Weather Europe në analizën e tij.Super El Niño, i cili aktualisht është në zhvillim, po ndikon në trajektoret e rrymave të fuqishme ajrore dhe të sistemeve me presion të ulët.Të dhënat historike nga episode të ngjashme dhe të fuqishme tregojnë se cilat zona mund të përballen me reshje më të dendura bore dhe cilat me më pak reshje në kushte të tilla.
Ndërkohë, parashikimet më të fundit afatgjata ofrojnë një vështrim të parë mbi mënyrën se si mund të zhvillohen modelet e reshjeve të borës gjatë dimrit të ardhshëm.Super El Niño si faktor kyç i dimritZhvillimi i Super El Niños gjatë vitit 2026 tashmë është shfaqur si një nga faktorët kryesorë që mund të ndikojnë në modelet globale të motit.Emërtimi “Super El Niño” nuk është i rastësishëm, pasi përdoret për episodet më të fuqishme të këtij fenomeni klimatik.Gjatë një episodi El Niño, ajri ngrihet mbi pjesën qendrore dhe lindore të Oqeanit Paqësor, duke sjellë më shumë reshje dhe presion më të ulët atmosferik në këtë rajon.
Parashikimi i modelit UKMO
Për parashikime afatgjata më të besueshme, është e rëndësishme të krahasohen të dhënat nga disa burime. Për këtë arsye, krahas ECMWF-së merret në konsideratë edhe modeli i shërbimit meteorologjik britanik, UKMO. Të dhënat e këtij modeli aktualisht mbulojnë periudhën nga nëntori deri në janar.
Edhe mesatarja sezonale e modelit UKMO për Evropën tregon për më pak borë se normalja. Ndryshe nga ECMWF, ky model nuk parashikon reshje më të shumta bore as në zonat me lartësi më të mëdha në pjesët qendrore të Evropës.
Bëhet fjalë për mesataren e periudhës nëntor–janar, ndërsa vlerat më të ulëta ndikohen edhe nga fakti se sezoni i borës zakonisht nis më vonë gjatë muajit nëntor.
Parashikimi për muajin nëntor tregon për mungesë të reshjeve të borës në shumicën e zonave, çka sugjeron një fillim të vonshëm të sezonit të borës, madje edhe në rajonet malore.
Kjo lidhet me ndikimin e një fushe të qëndrueshme të presionit të lartë atmosferik, e cila favorizon mot më të ngrohtë dhe më pak reshje.
Edhe në dhjetor, parashikimi për reshjet e borës nuk është veçanërisht i favorshëm për pjesën më të madhe të kontinentit.
Ka disa sinjale për më shumë borë në zonat me lartësi më të mëdha mbidetare, por në një masë më të vogël sesa parashikon modeli ECMWF.
Në janar, nuk pritet ndonjë përmirësim i ndjeshëm për zonat malore të Evropës Qendrore, ndërsa në ultësira mungesa e reshjeve të borës pritet të jetë edhe më e theksuar.
Më shumë borë, ngjashëm me parashikimin e ECMWF-së, pritet në pjesët veriore dhe verilindore të Evropës.
Të dy modelet pajtohen se Evropa mund të përballet me një sezon me reshje bore dukshëm nën mesataren shumëvjeçare.
Moti pritet të ndikohet nga një zonë e fuqishme me presion të lartë atmosferik, si dhe nga një zonë me presion të ulët mbi Atlantikun e Veriut, e cila do të favorizojë depërtimin e ajrit më të ngrohtë nga perëndimi drejt kontinentit. /Telegrafi/

