November 8, 2026
DardaniaNews
LajmeShëndetësi

Mbi 3 mijë shërbime logopedike për fëmijët në QKUK për nëntë muaj

112 fëmijë kanë vijuar trajtimin në Shërbimin e Logopedisë në QKUK gjatë periudhës janar-shtator 2026, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë realizuar 3,048 shërbime dhe 141 vlerësime logopedike.

Shërbimi i Logopedisë, në kuadër të Klinikës së Otorrinolaringologjisë (ORL) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ofron vlerësim, diagnostikim, trajtim dhe rehabilitim për fëmijët me vështirësi në komunikim, gjuhë dhe të folur.

Sipas të dhënave të QKUK-së, trajtimet zhvillohen në seanca individuale, një deri në dy herë në javë, me kohëzgjatje prej 30 deri në 45 minutash, në varësi të nevojave të secilit fëmijë.

Shërbimi trajton fëmijë me vështirësi të ndryshme, përfshirë vonesat në zhvillim, vonesat në të folur dhe në gjuhë, çrregullimet fonologjike dhe dislalitë, belbëzimin, apraksinë, çrregullimet e zërit, çrregullimet e spektrit autik, dëmtimet e dëgjimit, paralizën cerebrale dhe vështirësitë në të nxënë.

Që nga marsi i vitit 2025, kapacitetet e Shërbimit të Logopedisë janë zgjeruar me një kabinet shtesë.

Sipas QKUK-së, gjatë kësaj periudhe është investuar edhe në përmirësimin e ambienteve ku zhvillohen trajtimet.

Përveç trajtimit klinik, stafi i logopedisë zhvillon edhe aktivitete edukative dhe vetëdijësuese për prindër, edukatorë, mësimdhënës dhe profesionistë të fushave të ndryshme. Stafi merr pjesë gjithashtu në trajnime dhe aktivitete profesionale vendore e ndërkombëtare.

QKUK thekson rëndësinë e ndërhyrjes së hershme te fëmijët me vështirësi në komunikim, gjuhë dhe të folur, me synimin që trajtimi të nisë në kohën e duhur dhe të mbështesë zhvillimin e aftësive komunikuese dhe integrimin social të fëmijëve.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid02yet4tEyEyP6LXfHu6izxQXJxbKffpD8Y8gyrc9Ga7B5ey4G6DqDbptoENPp2uqmMl%26id%3D61568037413132&show_text=true&width=500

Related posts

Një 30-vjeçare dyshohet se ka kryer vetëvrasje në Podujevë

dardanianews

Hovenier: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë 16 muajt e fundit kanë marrë goditje serioze

dardanianews

Anketë: Politikani me i suksesshëm në historinë politike të Kosovës?! Jepni mendimin tuaj!

dardanianews