August 14, 2026
DardaniaNews
Lajme

Një 30-vjeçare dyshohet se ka kryer vetëvrasje në Podujevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku një grua e re është gjetur pa shenja jete, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është Saranda Azemi, 30 vjeçare.

Burimet bëjnë të ditur se ekzistojnë dyshime se 30-vjeçarja ka konsumuar një substancë kimike (domestos), ndërsa rrethanat e plota të rastit ende nuk janë sqaruar.

Autoritetet pritet të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e vdekjes.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

““Një rast hetim mbi vdekjen është iniciuar në stacionin e Podujevës, për sqarimin e rastit po punohet në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për detajet e reja rreth rastit.

Related posts

Grenell zbulon prapaskenat: Pati përplasje të pabesueshme mes palës kosovare dhe serbe për emrin e liqenit

dardanianews

Reagon Vjosa Osmani: Thaçi nuk mund të flas në emrin tim e as të qytetarëve!

dardanianews

Milaim Zeka ia uron ditëlindjen djalit të Thaçit, por pastaj kapet keq me komentuesit

dardanianews