Adi Hila është vënë në qendër të akuzave të rënda nga Elton Tozaj, i cili pretendon se kompozitori ka regjistruar fshehurazi momente intime me 12 artiste.Përmes postimeve në Instagram, Tozaj deklaron se zotëron materiale dhe paralajmëron se do të përmendë edhe personazhe të tjera.
“Adi Hila qe vetëm fillimi”, shkruan ai.Pretendimet mbeten të paverifikuara. Në materialin e publikuar nuk paraqiten prova që i vërtetojnë akuzat dhe nuk përfshihet një reagim nga Hila.

