Gazetari Elton Tozaj ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale, duke iu rikthyer rastit të Ina Aderit, emri i së cilës është përmendur prej tij në diskutimet e fundit për një video që po qarkullon në internet.
Përmes një postimi në Instagram, Tozaj ka publikuar dy fotografi, duke pretenduar se vajza që shfaqet në to është i njëjti person që ai ka përmendur më herët në lidhje me materialet private.
“Kjo është Ina në film dhe tek tjetra Ina në restorant!”, shkruan gazetari, duke këmbëngulur në identifikimin e bërë prej tij.
Në vijim, Tozaj i është drejtuar drejtpërdrejt ish-banores së Big Brother VIP, duke e cilësuar situatën si të rëndë dhe duke i kërkuar të denoncojë personat që, sipas pretendimeve të tij, mund të kenë abuzuar me të.
“E dashur, kjo që të ka ndodhur ty është e tmerrshme dhe e frikshme! Nuk të bën nder fakti që mohon që je ti! Nder të bën të shkosh të denoncosh këta tipa që kanë abuzuar me ty në atë gjendje!”, shkruan Tozaj.


