Reagimi i Lirimit pa ndërhyrje;
Valon Syla o gllup, ngo këtu…
Unë kam lidhje organike me UÇK-në për shkak të babit, axhës e dajës (babi veteran, axha e daja dëshmorë), por unë ish-krerët e UÇK-së në Hagë nuk i mbroj se e kam këtë lidhje, por se procesi në Hagë është i padrejtë.
Unë e çmoj si askë tjetër në politikën e Kosovës Hashim Thaçin, por jo se jam i afërt me të. Kurrë një bisedë me të nuk e kam pasë, nuk e njoh në rrafsh personal. Por, e çmoj sepse statistikat e nxjerrin si politikanin më të kompletuar.
Vetëvendosja, për ta degraduar argumentin tim ka tentuar të më paraqes të afërt me PDK-në, që kur unë të jap argumente pro Thaçit apo Veselit, argumente për shkak se i besoj, ata të thonë “po jo se ky është me PDK-në”.
Por, jo. Unë nuk kam raporte të afërta me askë në PDK. Nuk kam raporte as me familjen e Hashim Thaçit e as me atë të Kadri Veselit.
Vlerësimi për ta vjen nga njohja e faktit për kontributin e tyre, jo nga afërsia a raporti. Unë nuk e vlerësoj dikë a e kam afër në kuptim personal a jo, por varësisht a kam fakte për vlerësimin e tij a jo.
Madje, vetë arsyeja përse ajo çfarë kam thënë unë ka rezonuar tek shumë njerëz është pikërisht se është e vërtetë e jo e kushtëzuar nga raporti.
Prandaj edhe sulmohem nga Vetëvendosja më shumë se kushdo tjetër, sepse ata e kanë parë këtë rrezik. E kanë kuptuar që populli po e sheh se unë meritat i jap me fakt, jo me emocion personal për dikë.
Gjithë puna ime e vazhdueshme në çmontim të Gjykatës Speciale është bërë për shkak të padrejtësisë që e karakterizon atë gjykatë dhe rrezikut që të kriminalizohet UÇK-ja. Jo se kam raporte personale me ndonjë nga të akuzuarit atje.
Po ti o Valon, që jam i bindur që asnjë seancë të Speciales nuk e ke përcjellë, nuk e kupton se je edhe thellësisht i padijshëm edhe tmerrësisht i nënshtruar.
Tash…
Pas publikimit të Ligjit të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ndryshimet në Gjykatën Speciale po kuptohet se ligji është në shkelje të plotë të Kushtetutës së Kosovës, më saktësisht me nenin 162 të Kushtetutës dhe rrjedhimisht, krejtësisht i pavlefshëm.
Se është kështu do të vërtetohet qartësisht kur ky ligj të rrëzohet nga Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale.
Shkelja është aq e qartë sa dikush e ka bërë qëllimshëm. Kjo nuk është bërë veç nga padija, por edhe nga dashakeqësia.
Dikush këtu ka me jep llogari përse i shuan protestat dhe pakënaqësinë me vendimin e padrejtë në Hagë me një ligj i cili do të jetë krejtësisht i pavlefshëm.
Kush janë ata që i qetësuan shqiptarët me një mashtrim të tillë?
Kush ua bëri këtë tradhti Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit?
Para katër ditësh, kur ende nuk dihej se cili do të jetë ligji, këtu në Facebook kam paralajmëruar që të shikohet mirë kushtetutshmëria e Ligjit, sepse dëgjova se Vetëvendosja e ka ndërmend ta përkrah vec se e ka parë se do jetë ligj i pavlefshëm.
Bëra thirrje, luta, që të shikohet e punohet me kujdes.
P.S
Çlirim Haziri, organizatori i protestave është inspirim për mua, si për secilin tjetër me angazhimin e pashoq e përkushtimin e pahile. Ai nuk e ka asnjë faj, që dikush aty në PDK vendosi ta bëjë këtë tradhti për arsye të vetat.

