Këngëtarja shqiptare që ra viktimë e videove me kompozitorin Hila: E desha atë njeri, atë kohë e dija të ndarë.
Ajo falje nuk ishte e plotë, këto falje të tmerrshme nuk i meriton askush, mua kjo më vë përpara përgjegjësisë së masës. Unë jam e indinjuar, nuk do ta kisha bërë atë gjë nëse e dija që do të ndodhte një shpërndarje. Nuk dija absolutisht asgjë. Unë jam e tradhtuar në këtë mes, por jo si partnere, jam e përdorur, e shitur si figurë të cilën ai e krijoi. Më rriti profesionalisht, një njeri që më fliste për seriozitetin, kujdesin. Nuk mendoja që një njeri mund të kishte papërgjegjshmëri morale për të vënë kamera sigurie në dhomat në shtëpi pa dijeninë time.Nëse unë do ta kisha ditur që ajo aty është kamerë sigurie, do ta dija shumë mirë që një kamerë sigurie mund të monitorohet nga diku tjetër. Unë e dija sistem alarmi. Nuk e dija që aty kishte kamerë sigurie. Meqë ka pasur vjedhje asokohe”, u shpreh Matraku

