16.2 C
New York
October 15, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Një tjetër Benitë në reality show! Kjo është kosovarja që po merr gjithë vëmendjen

Del një tjetër Benitë! Por kësaj radhe, jo në një reality shqiptar, por në Netflix, ku trekëndëshat e dashurisë nuk kanë munguar!

Bëhet fjalë për Benita Palojën, shqiptaren me origjinë nga Kosova, e cila është pjesë e sezonit të njëmbëdhjetë të spektaklit amerikan “Love Is Blind”.

Ajo jeton në Massachusetts, punon në sektorin e sigurimeve dhe është shumë e lidhur me familjen. Madje, kërkon një partner që i respekton traditat e saj.

Në këtë format, beqarët njihen pa u parë me njëri-tjetrin dhe mund të fejohen pa u takuar kurrë ballë për ballë!

Benita krijoi fillimisht një afrimitet romantik, por djali vendosi t’i jepte përparësi një konkurrenteje tjetër.

Dhe këtu vjen ironia: vajza për të cilën la Benitën, nuk e zgjodhi as atë!

Kështu, ai mbeti pa asnjërën dhe u largua nga eksperimenti!

Ndërkohë, Benita po afrohej me një tjetër konkurrent, një kapiten jahtesh.

Pikërisht atij i rrëfeu edhe historinë e dhimbshme të familjes, e cila gjatë luftës në Kosovë kishte vetëm pesë minuta për t’u larguar nga shtëpia, përpara se ajo të digjej nga forcat serbe.

Por, as kjo njohje nuk përfundoi me fejesë!

Kapiteni po njihej paralelisht edhe me një tjetër vajzë dhe, në fund, i propozoi pikërisht asaj!

Madje, edhe pas fejesës, ai vazhdoi ta përmendte Benitën!

Deri tani, në Netflix janë publikuar vetëm pesë episodet e para.

Shqiptarja nga Kosova në pesë epsiodet e para mbeti pa unazë, por jo pa lënë gjurmë në këtë eksperiencë!

E ndërsa sezoni vazhdon, mbetet të shihet nëse do ta shohim sërish Benitën në ekran! /Prive By LS

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1060738626963530%2F&show_text=false&width=267&t=0

https://www.facebook.com/watch/?v=1060738626963530

Related posts

I shprehu pëlqim, ky detaj zbulon raportin e Drilonit me Bay T

dardanianews

Grida Duma, leksione Berishës për seksin: Të kënaq dhe të bën të marrësh frymë thellë, psherëtin, buzëqesh…

dardanianews

Dalin bisedat me kërcënime, ish-konkurentja e ‘Përputhen’ dhe ‘Big Brother VIP’, ‘zi e terr’ për Kosovën

dardanianews