November 29, 2026
DardaniaNews
LajmeMoti

Kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë pas reshjeve të fundit të borës

Reshjet e borës kanë përfshirë disa pjesë të Kosovës gjatë orëve të fundit, ndërsa rrugët që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar vazhdojnë të jenë të kalueshme.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, borë është evidentuar në disa akse rrugore, ndërsa në asnjërën prej tyre nuk raportohet prani e akullit, mjegullës apo rrëshqitje dheu.Megjithatë, në disa segmente qarkullimi mund të jetë më i vështirë për shkak të borës.

Rrugët Pejë–Kullë, Prishtinë–Mutivodë dhe Podujevë–Merdarë vlerësohen si të kalueshme, por me vështirësi.Ndërkaq, me borë janë raportuar edhe magjistralet Mitrovicë–Bërnjak, Gjakovë–Qafë e Morinës, Gjakovë–Qafë e Prushit, Gjilan–Dheu i Bardhë, Fushë-Pajtimi–Glloboçicë, Kaçanik–Hani i Elezit, Mitrovicë–Jarinje, Gjilan–Muçibabë, Stançiq–Gjilan dhe Prizren–Vërmicë, por ato figurojnë si të kalueshme.Autoritetet rekomandojnë kujdes për drejtuesit e automjeteve gjatë qarkullimit në kushtet e reshjeve të borës.

Related posts

Diplomati shqiptar tregon arsyet e konfliktit Kurti-Grenell, zbulon kush i rrëzoi Kurtin e Osmanin

dardanianews

Koha për Bashkim, Përgjegjësi dhe Ringritje të LDK-së

dardanianews

Sot hapet ura në Kroaci që do të transformojë udhëtimin në Ballkan

dardanianews