Duket se përplasjet mes Elijona Binakajt dhe Benita Zenës nuk kanë mbetur në edicionin e kaluar të Big Brother VIP Kosova.
Elijona, e cila mbrëmë hyri si mysafire në shtëpinë e BBVK 5, ku ishin futur tre banorët e parë, nuk i kurseu thumbimet gjatë bisedave me ta.
Në një moment, ish-finalistja u shpreh se ka njerëz që janë bërë të famshëm vetëm falë dhëmbëve, një deklaratë që u interpretua si thumbim ndaj ish-banores së BBVK 4, Benita Zenës.
Kjo e fundit nuk vonoi të reagonte. Përmes një InstaStory, Benita publikoi mbishkrimin “Sa ka ta ta dhez 😂”, duke lënë të kuptohet se deklarata e Elijonës nuk i kishte shpëtuar.
Kujtojmë se dy vajzat patën disa përplasje gjatë edicionit të katërt, ku dhëmbët e Benitës ishin bërë edhe më herët temë debati mes tyre. Madje, në njërën prej përballjeve, Elijona e kishte thumbuar drejtpërdrejt për dhëmbin e saj të diamantit.
Dhe tani, kur një tjetër edicion i Big Brother VIP Kosova sapo ka nisur, duket se historia mes tyre ende nuk është mbyllur. /Prive By LS


