November 23, 2026
DardaniaNews
EkonomiLajme

Vjen super-lajmi për të gjithë ata që do ta marrin pagën e 13-të

Punonjësit e sektorit publik në Kosovë pritet të përfitojnë nga një paketë e re financiare në vlerë prej 102 milionë eurosh, e cila është paraparë në Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2026.

Këto mjete financiare janë dedikuar për mbulimin e kostos së pagës së 13-të, si dhe për kompensimin retroaktiv të përvojës së punës për punonjësit e sektorit publik, raporton Gazeta Sinjali.

Bazuar në dispozitat e Ligjit Nr. 11/L-013, shuma prej 102 milionë eurosh do të shtohet në kategorinë ekonomike “Paga dhe Shtesa”, në kuadër të Ministrisë së Financave, përmes nënprogramit të kontingjencave.

Kjo shumë përbën një shtesë mbi buxhetin ekzistues të vitit 2026 dhe është destinuar posaçërisht për përmbushjen e dy obligimeve financiare ndaj punonjësve të sektorit publik.

Përveç pagës së 13-të, një rëndësi të veçantë për punonjësit ka edhe kompensimi retroaktiv për përvojën e punës.

Ligji përcakton se Qeveria e Kosovës, me propozim të ministrit të Financave, do të miratojë pagesën e këtij kompensimi, në përputhje me aktgjykimin KO79/23 të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo nënkupton se punonjësit që plotësojnë kushtet ligjore për kompensim retroaktiv do të mund të përfitojnë edhe nga pagesat për periudhat e mëparshme.

Shuma që do të përfitojë secili punonjës nga kompensimi retroaktiv do të varet nga përvoja e punës dhe kriteret përkatëse ligjore.

Sipas tabelave fiskale të ligjit, shpenzimet e përgjithshme për paga dhe shtesa gjatë vitit 2026 janë parashikuar në vlerë prej 1 miliard e 82.4 milionë eurosh.

Në kuadër të rishikimit të fundit buxhetor është përfshirë edhe paketa financiare për mbulimin e këtyre obligimeve.

Megjithatë, në informacionet e publikuara nuk është përcaktuar ende data e saktë kur paga e 13-të dhe kompensimi retroaktiv për përvojën e punës do të ekzekutohen në llogaritë bankare të punonjësve.

Po ashtu, nuk është bërë e ditur se si do të ndahet shuma prej 102 milionë eurosh ndërmjet këtyre dy kategorive të pagesave.

Punonjësit e sektorit publik tashmë mbeten në pritje të vendimeve dhe njoftimeve zyrtare për procedurat e ekzekutimit të mjeteve.

Ndarja e 102 milionë eurove përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të këtyre pagesave, të cilat pritet të sjellin të ardhura shtesë për punonjësit përfitues të sektorit publik në Kosovë.

Related posts

Ja kush e zbulon të vërtetën për dokumentin e frikshëm për Kosovën: Veton Surroi e mori nga ky njeri…

dardanianews

Pavarësisht pandemisë COVID-19, mërgata brenda një viti dërgon 977.3 milionë euro në Kosovë

dardanianews

Vuk Drashkiviç: Serbia duhet ta njohë Kosovën, unë isha pro por na sabotoi Kisha Ortodokse Serbe

dardanianews