November 26, 2026
DardaniaNews
LajmeMoti

Shi, shtrëngata dhe dëborë në ditët në vijim, vjen njoftimi urgjent për shoferët

Reshjet e shiut me intensitet mesatar deri të lartë, shtrëngatat dhe reshjet e dëborës në zonat malore pritet të përfshijnë vendin gjatë ditëve në vijim, të shoqëruara edhe me një rënie të ndjeshme të temperaturave.

Në këtë situatë, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka marrë masat për përballimin e kushteve atmosferike, ndërsa kontraktorët e mirëmbajtjes janë në gatishmëri për të garantuar qarkullimin normal në akset rrugore kombëtare.ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore e zinxhirë kur udhëtojnë drejt zonave malore.

Njoftimi i plotë:

Sipas parashikimeve të MeteoAlb, në ditët në vijim priten reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, shtrëngata afatshkurtra, reshje bore në lartësitë mbi 1100 metra, si dhe ulje e ndjeshme e temperaturave.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë të gjitha masat për përballimin e situatës.

Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në gatishmëri për të garantuar qarkullimin në akset rrugore kombëtare.

🚗 Apel për drejtuesit e mjeteve:

* Tregoni kujdes të shtuar gjatë udhëtimit.

* Reduktoni shpejtësinë.

* Respektoni sinjalistikën rrugore.

* Kontrolloni gjendjen teknike të automjetit përpara nisjes, si dhe pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në akset malore.

Siguria në rrugë është përgjegjësi e të gjithëve!

Related posts

Kurti: 24 maji 1992, datë kur populli konfirmoi pavarësinë

dardanianews

Publikimi i votave në 18 komunat që kanë shkuar në balotazh ka nisur. Rubrika për numërim është hapur në uebfaqen e KQZ-së

dardanianews

Fshesa” e Gërvallës, liron nga detyra 12 ambasadorët e emëruar politikisht

dardanianews