5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
EkonomiFeatured

Pritet shtyerja e pagesave të kredive

Oda Ekonomike e Kosovës, ajo Ekonomike Amerikane në Kosovë, ajo e Afarizmit, Klubi i Prodhuesve dhe Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve, kanë mbajtur një takim të përbashkët, përmes së cilit kanë kërkuar tri vendime nga Qeveria, duke përfshirë këtu edhe pagesat e kredive.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se pavarësisht gjendjes me koronavirus, është mirë të mos ndalet prodhimi, mirëpo që duhet të qenë të vëmendshëm në masat parandaluese.

“Po i referohem pjesës ku Qeveria ju rekomandon kompanive që punët që munden të kryhen nga shtëpia të organizohen si të tilla. Por çka ka ndodh dje? Ka qenë diçka e jashtëzakonshme. Ka pas refuzime masive të punëtorëve që të dalin në punë, duke iu referuar këtyre vendimeve. Aq më keq edhe komunat e kanë keqlexuar këtë pikë.

Kanë mbyll pikat pa nevojë. Është rasti i disa kompanive prodhuese ku inspektorët kanë shkuar. Ne iu bëjmë thirrje edhe kompanive që të marrin masat. Kjo pikë e vendimit ka shkaktuar jashtëzakonisht konfuzion”, ka thënë ai.
Tutje, nga kjo mbledhje janë propozuar edhe tri vendime të shpejta që duhegt t’i marrë Qeveria e Kosovës, e që janë:

1. Shtyrja apo riprogramimi i kredive në mënyrë që të mos ketë presion te biznese dhe qytetarët për pagesën e tyre në kohën kur mund të reduktohen të ardhurat e tyre.

Për këtë, BQK ka premtuar që të hënën do të ketë vendim, siç kanë vepruar të tjerat.

2.Shtyrja e raportimit financiar, për TVSH’në, por edhe ato vjetore.

3.Qartësimin apo një qarkore që do të jepte një drejtim të duhur për implementimin e dispozitës për punën e njërit prind në atë mënyrë që njëri prind të jetë në kujdes të prindërve.

Related posts

Pandeli Majko: Kurti bëri veprim emocional kur shkarkoi Agim Veliun

dardanianews

Ish-agjenti i SHIK-ut paralajmëron trazira në Mitrovicë: Mund të përsëritet marsi i vitit 2004, ja kush po koordinohet

dardanianews

Intervistë ekskluzive me Richard Grenell: Në Uashington do të flasim vetëm për ekonomi, BE’ja t’i heqë vizat për Kosovën

dardanianews