21.1 C
New York
September 15, 2026
DardaniaNews
FeaturedShëndetësi

Kosova ende ka një mundësi të artë që ta mbajë pandeminë nën kontroll

Kosova sipas ish-shefit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Skender Syla, ka mundësi të artë që ta mbajë pandeminë nën kontroll.Syla, i cili qe disa vjet është drejtor i OBSH-së në Bullgari, ka folur për sfidat dhe përparësitë që ka Kosova në përballjen me pandeminë e shkaktuar nga virusi COVID-19, shkruan KOHA.

Sipas tij, mbrojtja nga kjo pandemi për momentin varet nga sjelljet individuale deri në kohën kur shkencëtarët ta zhvillojnë vaksinën

Syla thotë edhe se tani është koha që të shtohen aktivitetet në zbulimin e rasteve dhe kujdesin për pacientët; të sigurohen hapësira të mjaftueshme në spitale, pajisje dhe mbrojtje adekuate për profesionistët shëndetësorë.Ai ka deklaruar se duhet të ketë një kujdes të veçantë në parandalimin e përhapjes së infeksionit brenda institucioneve shëndetësore dhe infektimit të stafit shëndetësor.

Related posts

LAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë Ismail Kadare

dardanianews

Ndikimi i luftës në tregjet globale, pritet ngritja e çmimit për këto produkte

dardanianews

Ukraina: Elita ruse po e shqyrton mundësinë e vrasjes së Putinit, ky do të jetë pasardhësi i tij

dardanianews