3.6 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Thaçi apel për Kurtin dhe Mustafën

Zëvendësministri i MASHT-it, Jusuf Thaçi, ka ardhur me një apel për Kurtin dhe Mustafën, që deri të gjendet zgjedhja e radhës për qeverinë, së paku deri atëherë mos gaboni ta de-funksionalizoni Ministrinë e Arsimit, sepse pasojat janë të stër-mëdha, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka bërë apel Mustafës që mos ta tërheqë ministren Bajrami dhe apel Kurtit, që mos ta shkarkojë atë ministre.
Postimi i plotë në Facebook:

Apel publik për Kryeministrin Kurti dhe Kryetarin e LDK-së Mustafa:

Duke mos e ditur se çfarë mund të ndodhë orët e ditët në vijim, ju lutem deri në përgjërim që derisa të gjendet zgjidhja e radhës për qeverinë (cilado qoftë ajo zgjidhje), së paku deri atëherë mos gaboni ta de-funksionalizoni Ministrinë e Arsimit, sepse pasojat janë të stër-mëdha!

Apel Kryetarit të LDK-së që assesi mos ta tërheqë ministren Bajrami! (me këtë nuk po paragjykoj që Kryetari i LDK-së e ka në plan tërheqjen e ministrave të LDK-së).

Apel Kryeministri Kurti që assesi mos ta shkarkojë ministren Bajrami! (me këtë nuk po paragjykoj që Kryeministri Kurti e ka në plan shkarkimin e ministrave të LDK-së).

Nëse kabineti në këtë minsitri defunksionalizohet ose çrregullohet, ta dini që të gjitha emergjencat me pasoja afat-gjata në këtë ministri do të mbeten të pa-adresuara e dëmet si pasojë e kësaj do të jenë të parikuperueshme, rrjedhimisht shumë të dëmshme dhe afat-gjata për arsimin në Kosovë. Gjithashtu, projekti i mësimit në distancë, ekstremisht i rëndësishëm për këto rrethana, mund të dështojë tërësisht.

Aman, së paku këtë nerv të vogël që e siguron mbijetesën e arsimit në këto rrethana të jashtëzakonshme mos e cenoni derisa të sigurohet zgjidhja tjetër!

Më respekt,

Jusuf Thaçi

Zëvendësministër në MASHTI

26 mars 2020.

Related posts

Vendimi i fundit i Gjermanisë: Furnizon me këto armë Ukrainën

dardanianews

Vdes pjesëtari i KFOR-it në Brezovicë, pësoi infarkt

dardanianews

Donald dhe Romeo Veshaj rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg?

dardanianews