-7.3 C
New York
January 21, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Pack: E pafalshme se si udhëheqësit e LDK-së iu bashkuan lojës perfide të Thaçit

Ish-eurodeputetja gjermane Doris Pack, e ka cilësuar të pafalshme veprimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, siç thotë ajo, për t’iu bashkuar lojës perfide të Hashim Thaçit dhe ish-ambasadorit gjerman Richard Grenell.

“Në mes të krizës së koronavirusit Kosova bie në kaos. Se udhëheqësit e LDK-së i bashkohen lojës perfide të Thaçit e Grenellit, është e pafalshme”, ka shkruar Pack në Twitter.

Para pak ditësh, po ashtu përmes një cicërime në Twitter, ajo tha se gjithë kjo çfarë po ndodh në Kosovë është lojë e presidentit amerikan Donald Trump dhe ish-ambasadorit të Amerikës në Gjermani, Richard Grenell.
“Unë pres që ata që janë në krye të LDK-së t’i rezistojnë kësaj loje egoiste nga Richard Grenell dhe Donald Trump. Ata nuk interesohen për pasojat e Evropës Juglindore dhe Bashkimit Evropian, ata janë të shqetësuar vetëm për zgjedhjet e rrezikuara të Trumpit. Unë pres që LDK-ja të kujdeset për Kosovën. Rugova do të vepronte ndryshe”, ishte shprehur para pak ditësh Pack në Twitter.

Dje, me 82 për, 32 kundër dhe 1 abstenim, u rrëzuar Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurti.

Mocion mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti e propozoi LDK-ja, që edhe vet ishte pjesë e qeverisë.

Related posts

Nuk mund të ‘përmbahet’ Haki Abazi, e akuzon rëndë LDK-në: Tash e kuptova pse nuk është zbardhur as edhe një vrasje e zyrtarëve të kësaj partie

dardanianews

Pse anëtarësimi i Finlandës në NATO është një lajm shumë i keq për Putinin?

dardanianews

Një grua nga ky qytet i Kosovës, dorëzon në polici 10 eurot që i gjeti në rrugë, kërkohet personi që i kanë humbur

dardanianews