8.5 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Pas rënies në Koshare, ja personat që e bartën trupin e heroit Agim Ramadani, çfarë tha Sali Çeku në ato momente?

Rrëfimit ekskluziv për betejën e Koshares, po i vjen fundi.

Në këtë rrëfim për gazetën “Bota sot”, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Vllasi – Cobra, ka zbuluar detaje të reja, të pathëna më herët për këtë betejë.

Rrëfimit ekskluziv për betejën e Koshares, po i vjen fundi.

Në këtë rrëfim për gazetën “Bota sot”, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Vllasi – Cobra, ka zbuluar detaje të reja, të pathëna më herët për këtë betejë.

Cobra ka treguar edhe për momentin e rënies së heroit, komandantit të pavdekshëm Agim Ramadani.

Në pjesën e katërt dhe të fundit të këtij rrëfimi, Cobra tregon për momentet tjera pas rënies së Katanës.

“Në rrugën e Rrasës së Kosharës, në anën e sipërme i kishin vendosur tre dëshmorët, e kemi dalluar nga distanca se Agimi gjendet në mes të dy dëshmorëve edhe pse të tretë ishin të mbuluar me batanije, posa jemi ofruar kemi bërë përshëndetjen e fundit me dëshmorët dhe jemi betuar se do i vazhdojmë luftimet deri në fund”, tregon Vllasi.

Pas kësaj, ai thotë se Demushi ka pyetur se çka do të bëhet me trupat e tyre?
Komandant Saliu ka thënë s’kena çka të bëjmë dhe duhet nesër në mëngjes të barten poshtë, ku do të vijnë ushtarët për t’i tërhequr trupat e dëshmorëve, pasi që në Rrasë ishim shumë pak me numër dhe nuk na përkiste neve ajo detyrë. Saliu tha se duhet mbajtur pozitat dhe këmba e serbëve mos të shkel aty ku kanë rënë dëshmorët tanë. Përnjëherë Demushi me një zë të lart ka thënë se unë i gjallë dhe COBRAT kurrë trupin e Agimit me lan me kalua një natë ne bjeshkë jo, pas reagimit të tij për të mos përfunduar siç e kërkojnë rregullat ushtarake, jemi larguar me Saliun, kemi diskutuar dhe kam vendosur që ta plotësojmë dëshirën e ushtarit dhe i kam premtuar Saliut se ne pa aguar mëngjesi do jemi në Rrasë të Koshares!”

“Përderisa Xhevat Ibra ka filluar që gjithçka të vlefshme nga Agimi ta vendos në një çantë shpine me qëllim që t’ia dorëzonin familjes. Ne COBRAT e kemi marrë barelën, e kemi vendosur trupin e Agimit dhe jemi nisur në drejtim të Kazermës së Koshares pasi që trashësia e borës ishte rreth 1 metër, dhe në disa pjesë bora e shkrirë kishte krijuar kanalet e ujit dhe nuk e kishim edhe të lehtë sepse ishte natë. E ndërronim njëri tjetrin gjatë bartjes së trupit, mirëpo të shtënat, granatimet dhe breshëritë sporadike të zjarrit vazhdonin me një intensitet më të ulët edhe gjatë natës pasi që armiku kishte pësuar humbje të mëdha në njerëz ishte në panik dhe frikë, në anën e armikut kishte dhe të plagosur ku ne Cobrat ia kishim vrarë edhe komandantin në Oplaz forcave serbe. Nga luftimet e përditshme ishim të lodhur, pa gjumë dhe kishim dhimbje shpirtërore për dëshmorët e rënë heroikisht, lodhja dhe dhimbja për dëshmorët ndikonin shumë në secilin prej nesh, mirëpo morali dita e ditës ngitej pasi që forcat serbe tanimë kishin kuptuar se kanë të bëjnë me një UÇK-së mirë të përgatitur”, rrëfehet komandanti.

Ai shton se, derisa e bartnin trupin e Agimit po sa Cobra e ka ndërruar njërin nga shokët e tij nga lodhja e madhe dhe pa pikë gjumi që nga data 8 prill përnjëherë u ligështua trupi i tij.

“Pas kësaj më hetoi Isni Rama “RAKETA” se jam shumë i lodhur, menjëherë ma ka marrë nga dora barelën dhe ka thënë: Komandant, ti je i lodhur dhe nëse ke mundësi vetëm armën time ta marrësh. Kam marr armën e tij dhe së bashku me Xhemajl Fetahun jemi nisur përpara. Te gjithë kishim marrë vendim që ta mbajmë sekret rënien heroike të Agimit, Harunit dhe Rrahmanit”.

“Derisa vazhduam me Xhemajl Fetahaj për në Bazën komanduese në Padesh për ta takuar Komandant Rrustem Berishen, gjatë rrugëtimit Xhemajli pa ndërprerë i përsëriste këto fjalë për Agimin: E kemi humbur një njeri të madh që se ka bota dhe tërë kohën thoshte hajmedet për ne se çfarë njeriu kemi humbur sot. Mua mu kishte mpirë goja, nuk flisja fare, vetëm e dëgjoja Xhemajlin duke i përsëritur fjalët e njëjta dhe me padurim e prisja ditën e re, përballjen me forcat serbe në luftime dhe të jemi ballë për ballë me ushtrinë serbe që ti shkaktonim humbje sa më të mëdha në njerëz në shenjë hakmarrje për dëshmorët e rënë dhe ta lanim gjakun me gjak 10 fish. Ushtarët e mi dhe 3 a 4 ushtarë tjerë e kanë bartur trupin e Agimit nga Rrasa e Koshares deri në Kazermën e Koshares ku ka qëndruar atë natë. Unë dhe Xhemajli kemi arritur në Padesh kah mesnata ku për çudi nuk ishte asnjë nga Komandantët përpos Dhomës së Përgjimeve që funksiononte, unë me Isniun herët në mëngjes serish u kthyem në Rrasë të Koshares te Saliu”, tregon Cobra.

Ai pohon se, brenda 24 orëve të fundit i kaluan këmbë diku 20-km në ato kushte të motit të lig me borë dhe skllotë, një teren i thyer shkëmbor dhe bjeshkë e përzier me luftime të përcjella pa ndërpre.

“Ashtu siç i premtuam Saliut se pa aguar mëngjesi do jemi në Rrasë ashtu dhe vepruam me Isni Ramen”.

Luftimet ishin të përditshme për ne, andaj se kishim fare problem për hapjen e zjarrit në forcat e gjalla të armikut në bjeshkë, në mënyrë të komanduar zhvillonim luftime të kombinuara varësisht nga zhvillimet luftarake, duke hapur zjarr me precizitet të lartë mbi forcat e ushtrisë serbo – jugosllave, sipas zhvillimeve luftarake aty për aty e bënim edhe ndarjen e detyrave ku merrnim drejtimet dhe sulmonim armikun serb nëpër pozicione te fortifikuara me taktika të reja ne arrinim fitoret e njëpasnjëshme, me të vetmin qëllim të asgjësimit të forcave të gjalla me efekte vdekjeprurëse me qëllim të marrjes së territorit dhe avancimit të forcave tona për dëbimin e armikut serb nga vendi jonë”, përfundon komandanti Naser Vllasi – Cobra. FUND

Related posts

Kurti komenton shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë

dardanianews

Kurti pro hapjes së arkivave të UÇK-së: S’kemi çka fshehim, ishim nën administrim ndërkombëtare

dardanianews

VIDEO/ Balena gëlltit dy vajza në Kaliforni dhe më pas i nxjerr jashtë

dardanianews