14.5 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Në këtë ndeshje të Kosovës planifikohej vrasja e Thaçit në vitin 2014

Ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se në vitin 2014 ishte parandaluar një atentat ndaj ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

Smakaj thotë se shërbimet sekrete serbe ishin në dijeni për këtë atentat, të cilin do ta kryente një ish-snajper elitar i ushtrisë serbe.

Ishte punësuar një snajper nga forcat elitare serbe dhe i cili pastaj, në bashkëpunim me shërbimet partnere, nuk e kishte mohuar shërbimi serb që ishte planifikuar diçka e tillë. Me partnerët tonë kishim dërguar mesazh në Serbi që të ndalohej kjo dhe të arrestohej ai. Ai ishte arrestuar”, tha ai.

Më 2014 kur është bërë ndeshja e parë e Kosovës kemi parandaluar një sulm që ishte nisur nga shërbimi sekret serb ndaj titullarëve tonë që të prishej ajo atmosferë festive”, shtoi ai.

Ndeshja për të cilën bëhet fjalë, ishte ajo e Kosovës kundër Haitit e zhvilluar në Mitrovicë. Ajo ishte ndeshja e parë e Kosovës kundër një kundërshtari ndërkombëtar pas pranimit në FIFA.

Ndeshja ishte miqësore, ndërsa para fillimit të takimit, Thaçi së bashku me atëherë ish-presidenten Atifete Jahjaga, kishin dalë në fushë për t’u përshëndetur me lojtarët e të dyja ekipeve.

Ndeshja ishte zhvilluar në Stadium Olimpik “Adem Jashari” më datën 5 mars 2014 dhe kishte përfunduar 0-0.

 

Related posts

Rasti Tolaj, Haklaj dhe Zemaj – Ish-agjenti i SHIK zbulon informacione tronditëse për vrasjet politike

dardanianews

Parashikimi i nobelistit izraelit: Rënia e infektimeve në Kinë tregon që pandemisë po i vjen fundi

dardanianews

Bora Zemani bën ‘xing’ me veshje me Kiara Titon

dardanianews