October 18, 2025
DardaniaNews
EkonomiFeatured

Mashtrimi/ Bankat komerciale në Kosovë nuk respektojnë vendimin e BQK-së për shtyrjen e afateve për këste

Për shkak të gjendjes së krijuar, qytetarëve që kanë kredi u është mundësuar shtyrja e këstit pa kamatë shtesë.Mirëpo, disa banka nuk po e respektojnë një gjë të tillë.Qytetarëve u është thënë që për shkak të shtyrjes duhet të paguajnë një shumë të caktuar, varësisht nga kredia që kanë marrë, raporton KOHA.

Në mesin e tyre është edhe Hazir Krasniqi, pronar i një biznesi në Malishevë.Ai detyrohet të paguajë një shumë prej 570 eurosh, në rast se pranon ta shtyjë pagesën e këstit.
Krasniqi thotë se për këtë nuk është njoftuar nga banka, mirëpo një shumë e tillë është shtuar në planin e amortizimit.
Për këtë, ministri i Financave tha që është përgjegjësi e Bankës Qendrore të Kosovës.Një gjë e tillë bie në kundërshtim me vendimin që Banka Qendrore ka marrë ditë më parë, ku thuhet që të gjithë qytetarët që kanë kredi mund të kërkojnë nga banka e tyre për shtyrje të pagesës së këstit pa kamatë.

E, në rast se kjo nuk respektohet, BQK thotë se do të merren masa ndaj atyre bankave, por pas tejkalimit të situatës së krijuar nga koronavirusi.Deri më tani janë dy banka komerciale që veprojnë në Kosovë e që e kanë aplikuar një metodë të tillë, ndonëse në kundërshtim me vendimin e BQK-së.

Related posts

𝐊ë𝐫𝐤𝐞𝐬ë 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦ë 𝐭ë 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭ë 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐞 𝐩ë𝐫 𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐙𝐞𝐤ë𝐧, 𝐛𝐚𝐛𝐚𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐲 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë𝐯𝐞

dardanianews

“RIP Era Istrefi” fansat përhapin lajm të rremë për vdekjen e këngëtares

dardanianews

Defekt në teleferik, 6 nxënës dhe një mësuese mbeten të varur në mbi 270 metra lartësi

dardanianews