16.5 C
New York
May 19, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Lavrov: Shqiptarëve në Kosovë u lejua të shpallin pavarësinë, pse kjo nuk u lejohet rusëve në Ukrainë?

 

Pas takimit që pati me homologun e tij ukrainas në Turqi, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi se perëndimi ka standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për konfliktin mes Rusisë. Ai me këtë rast tha se “perëndimi me anë të fushatës së bombardimeve ka bërë agresion, me qëllim që ta thyej Jugosllavinë”.

“Kur Kosova shpalli pavarësinë, perëndimi e duartrokiti. Por pse shqiptarët lejohen ta bëjnë këtë, dhe rusët në Ukrainë jo? Shqiptarët u lejuan nga perëndimi të punojnë në këtë drejtim ”, tha Lavrov në konferencë për mediat pas takimit me homologun ukrainas, Kuleba.
Lavrov tha gjithashtu se “operacioni special”, siç e quan Rusia pushtimin e Ukrainës, po shkon sipas planit. Ai shtoi se furnizimi me armë i Ukrainës është një veprim i rrezikshëm.

“Si do t’i kontrollojnë këto armë? Ato mund të përhapen në të gjithë Evropën. Ne nuk kemi plan të sulmojmë shtete të tjera. Nuk e kemi sulmuar Ukrainën. E kemi shpjeguar se kishte një kërcënim për sigurinë e Rusisë dhe pas disa vitesh që ngritëm alarmin, askush nuk na dëgjoi. Kundër republikave në Donetsk dhe Luhansk ishin planifikuar sulme këtë muaj”, tha Lavrov.

 

 

“SHBA po përdor territorin e Ukrainës për të krijuar armë biologjike. As BE nuk e dinte që SHBA po kryente kërkime shkencore të paligjshme në Ukrainë, edhe OKB. Por nuk habitemi se amerikanët e kanë bërë këtë në fshehtësi, siç kanë bërë me shtete të tjera pranë kufirit me Rusinë dhe Kinën”, shtoi ai.

Related posts

Osmani i godet LDK-në e Hotin: Përdhosët vullnetin e qytetarëve, i jeni kundërvënë popullit

dardanianews

Vdesin tre persona nga koronavirusi në Kosovë

dardanianews

Serbia bllokon hyrjen e kamionëve nga Kosova në territorin e saj, lajmin e jep në Twitter ministri Abdixhiku

dardanianews