July 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kushtetuesja shtyn deri më 30 qershor vendimin për pezullimin e Ligjit të Pagave

Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë vendimin për masën e përkohshme për Ligjin e Pagave deri më 30 qershor.

Kushtetuesja e ka njoftuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për këtë vendim, ku thuhet se, “njëzëri ka vendosur për vazhdimin e masës së përkohshme”.
“Ju njoftojmë se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, sot më 30 mars 2020, njëzëri ka vendosur për vazhdimin e masës së përkohshme në rastin e KO219/13, të parashtruar nga Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari. Masa e përkohshme vazhduar deri më 30 qershor 2020. Vendimi për vazhdimin e masës së përkohshme do ju dërgohet së shpejti në kopje fizike”, thuhet në njoftimin e Kushtetuesës.

Ligji për Paga i miratuar në muajin shkurt të vitin 2019, por ishte dërguar në Kushtetuese nga Avokati i Popullit për shkak të ankesave të sindikatave.
Avokati i Popullit ishte ankuar pasi ka pranuar gjithsej 35 ankesa individuale nga subjekte të ndryshme të sektorit publik dhe pasi ka vlerësuar se është në “interes të ankuesve, por edhe të publikut, që Gjykata të vlerësojë nëse Ligji i kontestuar prek interesat legjitime të këtyre ankuesve”. /KP/

Related posts

Enver Hoxha ka punuar më shumë se të gjithë për këtë ditë”, Rama: Në Shqipëri s’ka forcë anti-amerikane

dardanianews

Militantët në rrjeteve sociale ia dëshiruan vdekjen, Kurti i uron shërim “kryetarit Mustafa”

dardanianews

Kandiq: Vuçiq dhe Brnabiq po i gënjejnë serbët në Kosovë

dardanianews