September 16, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Identifikohen personat që dërgonin mesazhe dezinformuese për të bërë analiza për COVID-19 në QKUK

Policia e Kosovës, pas pranimit të një informacioni nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me një mesazh me përmbajtje dezinformuese, i cili nuk ishte lëshuar nga asnjë institucion shtetëror dhe shëndetësor i Kosovës, është trajtuar dhe hetuar në aspektin policor.

“Përmbajtja e këtij mesazhi i cili ka qarkulluar përmes rrjeteve sociale dhe disa portaleve online, përmes të cilit i është bërë ftesë qytetarëve për analiza rreth Coronavirusit në QKUK, ka shkaktuar dezinformimin e opinionit dhe qytetarëve. Policia e Kosovës, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ka ndërmarr veprime të menjëhershme me ç‘rast ka arritur që të identifikoj personin/at të cilët dyshohet se qëndrojnë prapa këtij mesazhi”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje u tha se ky mesazh ishte mashtrues dhe i njëjti është krijuar dhe dërguar tutje fillimisht nga një person, tani i njohur për Policinë e Kosovës.

“Policia e Kosovës në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarr veprimet e nevojshme procedurale rreth këtij rasti’./Indeksonline/

Related posts

‘Trondit’ Alfred Cako, rrëfen për herë të parë se çfarë fshihet poshtë malit të Tomorit

dardanianews

Putini në këtë fazë “siç ka qenë Millosheviq në Serbi”

dardanianews

Një grua nga ky qytet i Kosovës, dorëzon në polici 10 eurot që i gjeti në rrugë, kërkohet personi që i kanë humbur

dardanianews