23 C
New York
July 2, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Hajdari e arsyeton emërimin në borde të ish-kandidatëve për deputetë, thotë se janë anëtarë por s’kanë pozita në VV

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari ka arsyetuar punësimin e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në ndërmarrjet publike.Në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, Hajdari thotë se Mentor Hyseni dhe Dërmaku, nuk kanë asnjë post brenda Lëvizjes Vetëvendosje, ani pse të dy këta kanë qenë kandidatë për deputet të Kuvendit nga partia e Albin Kurtit.Hajdari shton se brenda gjashtë muajsh do të zgjidhen bordet me mandat të plotë.
Dje në mbledhjen e Qeverisë kemi shkarkuar bordet ekzistuese e më pas kemi emëruar bordet e përkohshme për Postën e Kosovës, Hekurudhat e Kosovës – Infrakos dhe KRU “Prishtina”. Këto janë borde të përkohshme dhe emergjente të pranverës, të cilat nuk do t’i zë vjeshta aty. I kemi për ta ndalur gjakderdhjen financiare dhe rënien e lirë të ndërmarrjeve jetike për qytetarët. Mentor Hyseni e Artan Dërmaku njëmend janë anëtarësuar së voni në LVV por ata janë profesionistë të sprovuar të Kosovës e jo militantë partie politike. Janë njerëz që ju beson Qeveria dhe që nuk vjedhin. Bordi i përkohshëm bën punë ekipore dhe ka vendimmarrje kolektive me shumicë votash. Artan Dërmaku dhe Mentor Hyseni nuk kanë asnjë post në strukturat e LVV. Bordi i ri me mandat të plotë përzgjidhet përmes një procedure të hapur dhe transparente të konkurrimit jo më larg se gjashtë muaj prej tani.

Related posts

Në Francë shërohen 78 nga 80 pacientë të kuruar, mjeku Raoult zbulon shpëtimin nga koronavirusi

dardanianews

Bie bora e parë në këtë qytet të Kosovës

dardanianews

Izraeli sulmon televizionin e Iranit gjatë transmetimit live, spikerja braktis studion

dardanianews