June 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kimete Berisha thumbon keq ministren e Kurtit: Mos pleqno, se s’të shkon

Emërimet politike nëpër borde të bëra nga Lëvizja Vetëvendosje kanë nxitur reagime të shumta. Duke parë një gjë të tillë, ministrja e Kurtit, Rozeta Hajdari, është munduar t’i arysetojë duke thënë se ata janë anëtar të partisë por jo edhe militant.

Një arsyetim i tillë i ministres Hajdari i ka rënë në sy edhe publicists Kimete Berisha e cila ia ka përmendur ministres në fjalë ngritjen në detyrë të dikujt që lavdëron pushtetin e VV’së.

Në këtë reagim Berisha ka thënë se për 16 vjet punon në ministrinë e Kulturës, por thotë se askujt nuk i është kujtuar që ta avancojë në detyrë, raporton Express.

Berisha gjithashtu ia ka përmendur ministres Hajdari edhe arsyetimin se të punësuarit në borde janë ‘profesionistë dhe të përkohshëm’, duke i thënë se Kosova ka shumë profesionistë të cilët sillen rrugëve të papunë.

Reagimi i plotë:

Ti Rozeta Hajdari, mos pleqno se nuk të shkon ty pleqnimi, po trego ti pse në kohë pandemie bëhesh arrogante dhe e ngrit n’detyrë gruan e dikujt veç pse ai shkruan mirë për juve.

Qe 16-të vjet punoj në ministrinë e kulturës, s’u kujtu kush me më ngrit n’detyrë, aq e ‘paaftë’ që

jam, sepse ‘kushton’ m’u avancu.

Mos na trego ti neve qysh bëhesh ‘dikushi’ në qeverinë e Kosovës?

Ti tash del e thua se anëtarët e VV të emëruar në borde, janë profesionistë dhe të përkohshëm.

S’paska Kosova profesionistë, që i përshkruan ti me togfjalëshin e gërditshëm për ta ndalë ‘gjakderdhjen financiare’.

A e din ti moj zojë sa profesionisti i papunë sillet rrugëve i pashpresë. Pse s’po kujtohesh për ata?

S’ka korrupcion të përkohshëm.

S’ka politizim të përkohshëm të bordeve.

Ka veç politizim dhe korrupcion, edhe nëse veç një minutë zgjat ai politizim i bordeve.

E di që jeni veç njerëz (të gabuar), por ju nuk u dasht me na dhenë premtime për qeverisje të pagabuar.

Albin Kurti, nuk guxon me qenë as i dyshimt se lëre më ‘fajtor’.

Agim Veliu u shkarkua për një fjalë goje.

Agim Veliu u shkarku veç për një ‘fjalë goje’.

Kush e dëmtoi Kurtin më shumë?

Fjala ‘e jashtëzakonshme’ e Agim Veliut apo veprimi korruptiv i zakonshëm dhe i ultë i emërimit të bordeve nga ministrja e VV.

Ne nuk jemi mësu mirë, se të keqen e njohim si paren e kuqe, prandaj z.Kurti as mos provo me na mbajtë ‘orë pedagogjike’ me na bind për me ta pranu ‘korrupcionin e përkohshëm’.

Fshije.

Ka rrugêdalje: Qysh ke ditë me shkarku Agim Veliun pa dhimbt, pa t’bë gjë njeri (veç prej mendjemadhësisë tënde), shkarkoje tash ministrin tënd që e flliqi me vepra korruptive.

Related posts

Kush është shqiptarja që fshehu aksidentin me dy të vdekur në Kroaci

dardanianews

18 të vdekur sot nga Covidi, Gërvalla lavdëron Vitinë për menaxhimin

dardanianews

Hoti flet për Vjosa Osmanin: Edhe ajo si të tjerët do të kthehet në LDK

dardanianews