14.4 C
New York
May 21, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmeUncategorized

Vjosa Osmani: Le të ma tregojnë derën edhe e shohim kush po del i pari nga LDK

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, u ka dërguar “selame” atyre që ia tregojnë derën për të dalur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke aluduar në disa nga figurat e larta të kësaj partie.Osmani ka thënë le ta provojnë t’ia tregojnë derën dhe do e shohin kush do del i pari.
Kanë tentuar të ma tregojnë derën. Le të provojnë të ma tregojnë derën dhe e shohim kush do del i pari”, ka thënë Osmani.

Në një intervistë për Desk, Osmani ka thënë se Agim Veliu ka kundërshtuar koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje. Madje, thotë se vetë Veliu ka potencuar në mbledhje të ndryshme para koalicionit, se ky koalicion me VV-në do të jetë i shkurtër.“Njerëzit që kishin punuar vazhdimisht kundër koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, si zotëri Veliu dhe pa pasur asnjë votë qytetare, befasisht bëhen pjesë kryesore e vendimarrjen në negociata. Në shumë mbledhje të Kryesisë para lidhjes së koalicionit, Agim Veliu ka thënë se ky koalicion do të jetë i shkurtër”, ka thënë Osmani.

Related posts

Si u prishën raportet me miqtë ndërkombëtarë, nga ato që kishte ndërtuar Presidenti Rugova?

dardanianews

Sergio Ramos po largohet nga Real Madrid

dardanianews

Ketu mund te shikoni Big Brother Albania Vip 2 Live

dardanianews