Një investigues i takimeve me alienët ka thënë se një fermer brazilian është njeriu i parë që vritet nga një UFO.
Luis Barroso Fernandes është “qëlluar nga një disk fluturues alien” dhe vdiq disa ditë më vonë, sipas studiuesit britanik Philip Mantle.
Luis raportohet se kishte dëgjuar një zhurmë të çuditshme dhe kishte parë një objekt të panjohur në qiell pak para sulmit disa km larg qytezës Quixada në Brazil.
Gjithashtu dy studentë, disa ushtarakë dhe një transmetues radio kishin raportuar për pamjen e UFOs në qytet në të njëjtën datë.
Mantle, nga West Yorks, mbështet pretendimet e tij sensacionale në librin e tij “Kontakte me UFO në Brazil”.
Ai rrëfen më tej se disku fluturues ishte ulur 30 metra larg Fernandes në vitin 1973 dhe prej tij dolën dy alienë, një prej të cilëve mbante një elektrik dore.
Fermeri ishte goditur në fytyrë nga rrezja e mjetit dhe kjo e kishte lënë atë dhe gomarin e tij të paralizuar. Fernandes vdiq 20 ditë më vonë në spitain psikiatrik.
Autori tjetër i librit në fjalë Thiago Luiz Tiçhetti thotë: “Shumë njerëz pretendojnë për takime direkte me UFO dhe disa prej tyre janë lënduar si rezultat i kësaj. Kontaktet me UFO-t nuk janë të zakonshme por kur një prej tyre të drejton në fytyrë shufrën e dritës, kjo është diçka e pazakontë”.