24.1 C
New York
July 9, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Sondazhi i CNN-it nxjerr Bidenin para Trumpit në garën për president

Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar në masë drastike kampanjën për president në SHBA. Bideni dhe Trumpi kanë ndërprerë kampanjat dhe shtetet kanë shtyrë garat brenda partive deri në muajt e verës.

Bideni mban një epërsi mbi Trumpin sa i përket disa çështjeve kyçe, përfshirë përgjigjet ndaj shpërthimit të koronavirusit (52%-43%), kujdesit shëndetësor (57%-39%) dhe ndihmën për klasën e mesme (57%-38%). Por Trumpi e tejkalon Bidenin në garën se cili do t’ia dilte më mirë me ekonominë, me 50 për qind e votuesve që thonë se këtë e bën Trumpi e 46 për qind që janë pro Bidenit. Bideni ka përkrahjen e 91 për qind të Demokratëve, përderisa Trumpi ka përkrahjen e 96 për qind të Republikanëve. Votuesit e pavarur janë më shumë në favor të Bidenit. Sa i përket ndarjes demografike, Bideni ka 62 për qind të grave, kundrejt 32 sa ka Trumpi, derisa Trumpi udhëheq në mesin e votuesve burra, me raport 51 me 44 për qind. Sipas sondazhit, Bideni përkrahet edhe nga votuesit me ngjyrë por edhe të rinjtë.

Sondazhi i CNN-it u bë në gjashtë vende me 1002 të rritur që u kontaktuan përmes telefonit apo intervistave direkt. Rezultatet kanë një margjinë gabimi prej 3.7 për qind.

Zgjedhjet në SHBA mbahen më 3 nëntor 2020.

Related posts

Nxjerren armët në Shkup: Sigurimi i Aeroportit tenton ta shtyejë fizikisht presidentën Osmani

dardanianews

Lajme të këqija për Ukrainën, ushtria ruse bën përparimin më të madh të vitit

dardanianews

Arjanin po duan ta shohin bashkë me këtë konkurrente të ‘Për’puthen’

dardanianews