10.7 C
New York
December 9, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Sondazhi i CNN-it nxjerr Bidenin para Trumpit në garën për president

Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar në masë drastike kampanjën për president në SHBA. Bideni dhe Trumpi kanë ndërprerë kampanjat dhe shtetet kanë shtyrë garat brenda partive deri në muajt e verës.

Bideni mban një epërsi mbi Trumpin sa i përket disa çështjeve kyçe, përfshirë përgjigjet ndaj shpërthimit të koronavirusit (52%-43%), kujdesit shëndetësor (57%-39%) dhe ndihmën për klasën e mesme (57%-38%). Por Trumpi e tejkalon Bidenin në garën se cili do t’ia dilte më mirë me ekonominë, me 50 për qind e votuesve që thonë se këtë e bën Trumpi e 46 për qind që janë pro Bidenit. Bideni ka përkrahjen e 91 për qind të Demokratëve, përderisa Trumpi ka përkrahjen e 96 për qind të Republikanëve. Votuesit e pavarur janë më shumë në favor të Bidenit. Sa i përket ndarjes demografike, Bideni ka 62 për qind të grave, kundrejt 32 sa ka Trumpi, derisa Trumpi udhëheq në mesin e votuesve burra, me raport 51 me 44 për qind. Sipas sondazhit, Bideni përkrahet edhe nga votuesit me ngjyrë por edhe të rinjtë.

Sondazhi i CNN-it u bë në gjashtë vende me 1002 të rritur që u kontaktuan përmes telefonit apo intervistave direkt. Rezultatet kanë një margjinë gabimi prej 3.7 për qind.

Zgjedhjet në SHBA mbahen më 3 nëntor 2020.

Related posts

Albulena Haxhiu tregon se kur do të formohet Qeveria Kurti 2, flet dhe për emrat e ministrave

dardanianews

Nuk do ta besoni pse ju vjen fatura e lartë e energjisë elektrike edhe kur i fikni të gjitha

dardanianews

Vampirja’ 18-vjecare e Polonisë, varrosur me zinxhirë e drapër rreth qafës që të mos kthehej nga bota e të vdekurve (fotot)

dardanianews