July 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

“Lajmërohet” Gërvalla: Vdekja e LDK-së nuk po vjen vetëm nga ndërthurja e interesave me krimin politik- PAN, por edhe nga hipokrizia e atyre që janë në struktura

Aktivistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në partinë e saj.
Ajo ka akuzuar drejtuesit e partisë për lidhje me PAN-in dhe për hipokrizi, raporton Gazeta Blic.

“Vdekja LDK-së nuk po i vjen vetëm nga ndërthurrja e interesave të kreut të saj me krahun politik të krimit në PAN, por në radhë të parë nga hipokrizia dhe oportunizmi i atyre që janë në strukturë, e shohin të vërtetën dhe nuk ndërmarrin asgjë për ta ndalur të tatëpjetën”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:
Naser Arifi i paska rënë pikës, i guximshëm dhe i sinqertë deri në fund.
Pikërisht kështu si i ka përshkruar Naseri i njoha edhe unë “perlat e reformatore ” të Lidhjes. Në kafe gojën plot reforma, në mbledhje, kryesi, KP apo Kuvend heshtje varri.

Vdekja LDK-së nuk po i vjen vetëm nga ndërthurrja e interesave të kreut të saj me krahun politik të krimit në PAN, por në radhë të parë nga hipokrizia dhe oportunizmi i atyre që janë në strukturë, e shohin të vërtetën dhe nuk ndërmarrin asgjë për ta ndalur të tatëpjetën.

Related posts

Ekspertët: Virusi korona pëson mutacion, ka tetë lloje

dardanianews

Kush e vrau Liridona Murselin? Avokati shpjegon pse vrasja e 30-vjeçares është e planifikuar

dardanianews

Jo më deputet dhe profesor, pezullimi i 11 profesorëve nga UP, mundësi për kuadrot e reja

dardanianews