21.2 C
New York
May 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

20 vjeçarja në Prishtinë kërcen nga kati i 4-të, vdes nga plagët në QKUK

Sot rreth orës 18:00 në rrugën “Xheladin Hana” në lagjën Bregu i Diellit në Prishtinë një person ka tentuar të kryej vetëvrasje.

Disa dëshmitarë thonë për Indeksonë se bëhet fjalë për një femër rreth 20 vjeçare, e cila ka kërcyer nga kati i 4-të dhe e njëjta është dërguar më pas drejt Emergjencës.

Por, e njëjta nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të rënda që ka marrë dhe vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.

Edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar këtë për Indeksonline.

“Policia ka dalë në lokacion dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të sqatuar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti dhe për detajet e tjera do të njoftoheni pas raportimeve të tjera”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha./Indeksonline

Related posts

Një ushtar rus i zënë rob nga ukrainasit: “Mami, më largo nga këtu! Ne po vrasim civilë”

dardanianews

Kajtazi: Granit Plava është i dyshuar edhe për dy vrasje të tjera me pagesë

dardanianews

Insajderi publikon video që implikon burrin e Meliza Haradinaj–Stublla në blerje votash

dardanianews