24.1 C
New York
June 2, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Fjalët prekëse të bashkëshortit gruaja e të cilit vdiq sot nga koronavirusi në QKUK

Një grua shtatzënë nga Gjakova ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në Klinikën Infektive të QKUK-së, si pasojë e infektimit me Covid-19. Viktima e moshës 40-vjeçare kishte pasur probleme neurologjike dhe ishte në javën e 28-të të shtatzënisë. Express merr vesh se foshnja në barkun e gruas ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Lajmin për vdekjen e kësaj gruaje e ka konfirmuar edhe Klinika Infektive e QKUK’së.

“Klinika Infektive e QKUK-së njofton se gjatë orëve të para të datës 21.04.2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta, ishte shtatzënë dhe po trajtohej në mjekimin intensiv të klinikës që prej datës 15 prill 2020”, thuhet në njoftimin e Infektives.

E ndjera ishte shtatzënë dhe la pas dy fëmijë. Por prekës është mesazhi që burri i kësaj të ndjere e ka postuar në rrjetet sociale kushtuar gruas së tij.

Aq shumë e deshtë jetën asqë luftove deri në momentin e fundit për jetën tande bashkë me jetën e foshnjës në kraharorin tand. Tani me foshnjën tande në parajsë gëzoni lumturinë e jetës së amshuar. Ishe një grua, nënë, bijë, motër, nuse shumë e qetë, plotë lumturi, dashuri, kujdes për të tjerët. Tani ju, nanë e foshnje, jeni engjëj në qiell, të cilët luteni për ne e na mbroni. Mos na harro”, janë fjalët e dhimbshme që bashkëshorti i së ndjerës i ka shkruajr në kujtim të gruas së tij.

Kjo është vdekja e 13-të e pacientëve me Covid-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit./GazetaExpress/

Related posts

Raportohet se tre anaIistë të njohur do të aderojnë në LDK

dardanianews

51 raste të reja koronavirus në Kosovë, numri total shkon në 561

dardanianews

Puthje në buzë në fushën e blertë, Ronaldo me një mashkull çmend rrjetin

dardanianews