28.3 C
New York
July 31, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kurti “miraton” protestat e mundshme: Qytetarët kurrë nuk kanë qenë më të zemëruar, s’i ndaloj dot

Në kohën kur Kosova është duke u ballafaquar me pandeminë COVID-19, një protestë kundër formimit të Qeverisë së re është paralajmëruar përmes rrjeteve sociale më 4 maj.

Për protestat e mundshme ka folur edhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Ai tha se qytetarët s’kanë qenë kurrë më të zemëruar, për ngjarjet e fundit dhe se nuk i ndalon dot që të dalin dhe të protestojnë.

“Qytetarët nuk kanë qenë kurrë më të zemëruar, nuk i ndaloj dot të protestojnë”, u shpreh Kurti.

Ndër të tjera, Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se partia që ai drejton, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rritje të dyfishtë dhe se do të fitojë në zgjedhje.

“Nga 6 tetori ne jemi dyfishuar. Kjo ngritje është e pashembullt. Duket që 6 tetori nuk ka mjaftuar, kemi nevojë edhe për një 6 tetor tjetër”, u shpreh ai.

Related posts

Sulmohet polici që po ruante varrin e Ibrahim Rugovës

dardanianews

Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, çfarë dihet deri më tani?

dardanianews

U bë ndërmjetësues midis Rusisë e Ukrainës: Abramovich helmohet pas takimit në Kiev

dardanianews