Një ndryshim i fortë i motit pritet të përfshijë Evropën Lindore dhe Ballkanin gjatë kësaj jave, teksa një masë ajrore me origjinë polare po zbret nga veriu, duke i dhënë fund temperaturave të larta që kanë shoqëruar fundin e shtatorit.
Sipas analizës së publikuar nga Severe Weather Europe, edhe Shqipëria ndodhet në zonën që do të ndikohet nga ky depërtim i ajrit të ftohtë.
Sipas meteorologëve, shkaku kryesor i këtij ndryshimi është krijimi i një bllokimi të fuqishëm atmosferik mbi Atlantikun Verior dhe Skandinavinë. Ky sistem presioni të lartë po hap një korridor për depërtimin e ajrit polar drejt jugut, duke sjellë temperatura shumë më të ulëta në një pjesë të madhe të Evropës Lindore

