3.6 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

Horror! Nëna vret vajzën, kapet lakuriq në rrugë me kokën e prerë të fëmijës në qese (FOTO)

Një komunitet i voglë në Ukrainë është tronditur nga një tragjedi në të cilën një nënë ka vrarë bijën e saj 13 vjeçare, për të cilën fqinjët thonin se e donte shumë. Policia është duke hetuar Tatiana Pyanova, 38 vjeçe, patruese nga Kharkiv në Ukrainë, për vrasjen e fëmijës së saj të vetëm 13 vjeçarja Kristina.

Pyanova u arrestua në Kharkiv me një thikë në njërën dorë, dhe një qese plastike me kokën e prerë të së bijës, në dorën tjetër. Në pamjet e publikuara Pyanova duket duke ecur e zhveshur në rrugë teksa zyrtarët e policisë dhe makinat e patrullës e rrethojnë.

Ajo raportohet se ka kërcënuar me thikë oficerët kur janë afruar. Trupi i të bijës u gjet më vonë me rreth 20 goditje thike. Fqinjët thonin se Pyanova “e adhuronte” të bijën Kristina.

Policia ishte thirrur nga vëllai i Pyanova, Anton, 40 vjeç, nga Podvirki i cili raportoi se kishte gjetur trupin pa kokë të së mbesës në shtëpinë ku ata jetonin.
Nuk ka pasur raportime për zhurma të pazakonta natën kur besohet se Kristina është vrarë nga e ëma.

Pyanova punonte si pastruese dhe familja përshkruhej si “e varfër”, por kishte një jetë shoqërore normale dhe dyshja dukej një familje e dashur.

Gjyshja e vajzës së vdekur tha për mediat: “Nuk e besoj se Tatiana mund ta ketë bërë, ajo e donte shumë të bijën. Diçka duhet të ketë ndodhur në shtëpi, dikush e ka detyruar”.

 

 

Related posts

“Vrasësit e kohës moderne”, Arbana Osmani thirrje publike Edi Ramës!

dardanianews

Alarmojnë ekspertët: Vala e dytë po vjen më shpejt seç e kishim menduar

dardanianews

Anijet “fantazmë” të Iranit që po shpëtojnë Vladimir Putin

dardanianews