September 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Reagon sërish Shkelzen Gashi, flet për luftën e UÇK-së dhe i ka dy fjalë për Albin Kurtin

Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Shkelzen Gashi, nuk është tërhequr nga deklarimet e tij lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në një intervistë për Rubikon, Gashi ka thënë se asgjë të pavërtetë nuk ka pasur në deklarimet e tij, mirëpo thotë se i është shkëputur intervista plotë.

Tutje, Gashi thotë se e kupton Albin Kurtin, i cili mori vendim për shkarkimin e tij, por shton se është dashur të sqarohet intervista e plotë e jo të flitet në bazë të shkëputjeve në disa sekuenca.

“Unë e kuptoj Kurtin për presionin që e ka pasur. Mirëpo, ai vendim nuk duhet të merret, pa u sqaruar komplet intervista që unë e kam dhënë e jo të shkëputet në atë formë. Sepse asgjë të pavërtetë nuk ka pasur aty. Mirëpo, presioni i madh nga injorantët politikë ka bërë të merret vendimi për shkarkimin tim”, ka thënë Gashi.

 

Related posts

Mbi 40 të vrarë dhe qindra të plagosur në një koncert në Moskë (Pamje të rënda)

dardanianews

Burri gjen të dashurin e gruas të fshehur në dollap dhe me ndihmën e të birit e rrahin për vdekje në Britani (fotot)

dardanianews

Zyra e UÇK’së ku ishin Kurti e Demaçi, si u raportua më 1999 për transformimin e saj

dardanianews